Ministri i Infrastrukturës, Pal lekaj ka pritur sot në një takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e fillimit të një bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Siç thuhet në një komunikatë dërguar nga Ministria e Infrastrukturës Pacolli kërkoi mbështetje financiare për projektet që mund të realizohen, nëse Ministria shpreh gatishmërinë e saj për të ndarë një buxhet të arsyeshëm edhe për kryeqytetin.
“Ministri Lekaj pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’u japë mundësinë e njëjtë të gjitha komunave, ashtu siç edhe mban përgjegjësi. Pra, duke deklaruar se edhe Prishtina do të ketë mundësinë e njëjtë të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe se kërkesat për bashkëpunime të tilla do të jenë çdoherë të mirëpritura, duke mos lënë anash kornizën buxhetore”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur nga ky njoftim Lekaj dhe Pacolli, u dakorduan që të realizohen projekte infrastrukturore në Komunën e Prishtinës.
-
Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport
-
Lekaj i ofron mbështetje UP-së, do bashkëpunim në disa fusha
-
Lekaj: Qeveria i mbështet projektet infrastrukturore të Prishtinës
-
Ahmeti e Lekaj flasin për planifikim e buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërtimi i rrugës A projekt me rëndësi
-
Ministria e Infrastrukturës i jep mbështetje komunës së Klinës