Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dielën ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të Prishtinës, rrugë e cila sipas ministrit do të përfundojë deri më 10 shtator të këtij viti.
Lekaj ka thënë se ky është edhe një nga projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në tërë vendin.
“Asfaltimit të rrugës së ‘Gorenjes’, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundojë deri më 10 shtator”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Magjistralja Prishtinë - Pejë ka filluar qe shtatë vjet, nuk dihet kur do të përfundojë
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Me rreth 10 ditë vonesë nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës nga Veterniku
-
Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Gjilan-Lipjan
-
Sipas MI-së, brenda 10 ditësh përfundon projekti për kyçje në Urën e Llazicës