Pas raportimit që zyrtarë të KOSTI-it kanë bërë në Komisionin për buxhet dhe financa, lidhur me pagesën e rrymës për qytetarët në veri, ka reaguar anëtari i këtij Komisioni, deputeti i AAK-së Pal Lekaj.
“Mashalla 113 milionë euro rrymë ju paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22. E dëshmuan në raportim KOSST”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ai ka thënë se kur qeveritë e mëhershme ndanin mjete për këtë qëllim, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i fyente e poshtëronte.
“Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që t’i ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruese pa na bërë! Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!”, ka shkruaj Lekaj në Facebook.
-
Haradinaj kritikon Qeverinë: I shërbyen mafisë energjetike e jo shtetit të Kosovës
-
Rizvanolli: Ka një vit që Qeveria s’e paguan rrymën në veri
-
KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për rrymën në veri më 2022
-
Hoti: 113 milionë euro janë paguar në dy vjetët e fundit për rrymën në veri, s’po i shihet fundi
-
Rizvanolli: Serbia po e saboton Marrëveshjen e energjisë në veri