Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se po paguan shumëfish më tepër për rrymën në veri sesa qeveritë e kaluar dhe se kësaj nuk po i shihet fundit.
Ai ka thënë se bazuar në raportimin e KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, në dy vjetët e fundit janë paguar 113 milionë euro për rrymën në veri, ndërsa sivjet deri në shtator janë paguar rreth 25 milionë euro.
“Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera. Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar Hoti në Facebook.
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Hoti: Qytetarët po paguajnë me errësirë çmimin e dështimit të kësaj qeverie
-
Hoti: Tarifat e ujit janë rritur, ani pse furnizimi nuk është përmirësuar
-
Hoti: Menaxhimi i situatës me energjinë elektrike nga KEDS-i është i papranueshëm
-
“Mbingarkesë në rrjet si rezultat i zhvillimit ekonomik”, Hoti: Deklaratë e përçudnuar