Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar se viti 2026 ka nisur me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve.
Ai ka thënë se në tarifat e rritura të ujit paguhet edhe për ujërat e zeza anipse nuk trajtohen dhe sipas tij derdhen në lumenj.
Në Facebook, Hoti është shprehur se në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese.
Në anën tjetër, sipas tij, “furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhdojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale”.
“Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj. Në prill pritet të shqyrtohet rritja e serishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu”, ka shkruar ai.
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit
-
Hoti: Qytetarët po paguajnë me errësirë çmimin e dështimit të kësaj qeverie
-
KMDLNJ pas shtrenjtimit të ujit e rrymës: Faturat të papërballueshme për qytetarët
-
Ngrihet tarifa e ujit, nga tash faturat më shtrenjtë