Është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilin është vendosur për kandidatë të disa komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kryetari i saj , Isa Mustafa pas përfundimit të mbledhjes ka thënë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi mbledhur për zgjedhjet lokale dhe për propozimet e kandidatëve për kryetar komune”.
KTV merr vesh se kandidatë për komunat Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Pejë Istog , Suharekë,Lipjan, Fushe Kosovë mbeten ata që kanë qenë.
Kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e LDK-së janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.
Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.
Nuk janë treguar emrat e kandidatëve për kryetar të Prishtinës dhe të Prizrenit.