Me rastin e Ditës së Kushtetutës të Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë vendosur aty një tepih ku shkruan “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.
Ky Forum ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është shkelësja më e madhe e Kushtetutës.
Sipas kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, “në vend të urimit Qeverisë duhet t’i rikujtohet se e ka shkelur Kushtetutën shtatë herë”.
“Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari””, është shprehur ai
-
LDK: Qeveria Kurti e ka shkelur katër herë Kushtetutën
-
Abdixhiku rendit disa nga ministrat e Qeverisë Kurti si shkelës të Kushtetutës
-
15-vjetori i Kushtetutës, LDK-ja e akuzon ekzekutivin për shkelje në vazhdimësi të saj
-
Zemaj: Kurti e ka shkelur në vazhdimësi Kushtetutën
-
Rinia e PDK-së e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Kurti po e rrezikon shtetin