Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën.
Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, ka shkruar LDK-ja.
Sipas LDK-së, shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.
Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.
Sipas LDK-së, shkelja e katërt që Qeveria Kurti e ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.
-
LDK-ja me aksion simbolik: Qeveria Kurti shkeli 7 herë Kushtetutën
-
15-vjetori i Kushtetutës, LDK-ja e akuzon ekzekutivin për shkelje në vazhdimësi të saj
-
PDK-ja çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë
-
Konstituimi i Kuvendit përfundon në Kushtetuese
-
Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen