Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku rendit disa nga ministrat e Qeverisë Kurti si shkelës të Kushtetutës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka renditur disa nga ministrat e Qeverisë Kurti si shkelës të Kushtetutës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografitë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave Hekuran Murati.

Sipas tij, Haxhiu ka shkelur Kushtetutën në Ligjin për KPK-në, Nagavci në një udhëzim administrativ, Sveçla në Ligjin për zyrtarët publikë, Hajdari në Ligjin për çmimet tavan dhe Murati në të hyrat e komunave.

“Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje. Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka uruar Ditën e Kushtetutës dhe ka bërë thirrje siç ka thënë ai, për një Kosovë më të mirë.

Edhe LDK-ja me aksion simbolik: Qeveria Kurti shkeli 7 herë Kushtetutën Arbëri LDK-ja me aksion simbolik: Qeveria Kurti shkeli 7 herë Kushtetutën

“Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku.