Për me shumë se dy orë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për të zgjedhur kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal.
Sami Boroci i Aleancës Kosova e Re, i cili u rreshtua me pushtetin, ka thënë se e ka refuzuar ofertën. “Nuk kam pranuar kushtin që të kaloj në LDK”, ka thënë Boroci.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal do të mbahet në ora 15:00.
Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të premten dhe në rend dite kanë zgjedhjen e kryesuesit të ri. Por, Fehmi Kupina thotë se ai është kryesues dhe nuk ka pozitë vakante. Të njëjtën e ka theksuar edhe MAPL-ja.
-
Fokusi te zgjedhjet qendrore, Rama s'pritet ta prezantojë kabinetin të martën
-
Luftë për kryekuvendarin e Prishtinës
-
Pavarësisht vendimit të MAPL-së, LDK-ja e PDK-ja vazhdojnë zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal
-
PDK-ja kërkon pozitën e kryeasamblistit në Prishtinë
-
Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina