Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja mbledh Kryesinë për të diskutuar vendimin e ri të AKR-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi sot kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thënë për KosovaPress-in nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK nesër do të ketë një mbledhje të Kryesisë, me ç’rast do të dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nesër do të mbajmë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit do të jetë edhe kjo”, tha Rugova.