Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet Kryesia e LDK-së

Para fillimit të vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, në selinë e LDK-së në Prishtinë ka filluar mbledhje Kryesisë së kësaj partie.

Mendohet se temë diskutimi në këtë takim do të jenë zhvillimet më të reja në koalicionin LAA, të cilit, Begjet Pacolli i AKR-së i ka dhënë afat dhjetë ditësh për të reflektuar rreth formimit të institucioneve, ose në të kundërtën, kjo parti me katër deputetë, do ta braktisë këtë koalicion, raporton KTV.

Gjithashtu në takim mund të flitet edhe për qëndrimin që kjo parti do ta marrë gjatë vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.