Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Në mbledhjen e 4-të të Kuvendit të AKR-së, kryetari i Komisionit Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se kryesisht është folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale, megjithatë u diskutua edhe për bashkëpunim të këtij subjekti edhe jashtë koalicionit LAA.
Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.
Kërkesa e vetme e AKR-së është që vendi të ketë qeverisje gjithëpërfshirëse.
Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në.
-
Pacolli i shkruan anëtarëve të Kryesisë: Pse AKR duhet të jetë në qeveri
-
Pacolli: AKR ka vendosur të braktisë LAA-në
-
Matoshi e lë të kuptohet, por nuk e thotë prerë, se AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it
-
LDK-ja mbledh Kryesinë për të diskutuar vendimin e ri të AKR-së
-
Pacolli: Kosova do të ishte krejtësisht ndryshe, nëse do të qeveriste AKR-ja