Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor në komunën e Vushtrrisë.
Njoftimi u bë i ditur nga kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam”, shkroi Tahiri në Facebook.
Tahiri synon që me LDK-në ta fitojë mandatin e dytë rresht në Vushtrri në zgjedhjet e 17 tetorit.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja në Vushtrri lidh koalicion me LVV-në, qendra e qorton
-
Tahiri arrin koalicion me LVV-në në Vushtrri, LDK-ja s'e aprovon
-
AKR-ja e PD-ja garojnë në listën e LDK-së
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri
-
Murati: Koalicioni VV-LDK në Vushtrri e ka mbështetjen e votuesve, tjerët jo