Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur në New York për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë përkrahje atij që po zhvillohet aktualisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.
“Rusia e përkrahë zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në vijë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të përkrahim zgjidhjen, e cila është e pranueshme për Serbinë”, ka thënë Lavrov”, raporton KTV-ja.
Ai e ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet e arritura nën mbikëqyrjen e BE-së nuk po zbatohen. Kryediplomati rus ka thënë se ‘prezenca ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së po transformohet në bazë amerikane, dhe me këtë rast po krijohet edhe ushtria e Kosovës’.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
-
Lavrov: Anëtarët e KS të OKB-së duhet të jenë garantues sigurie për Ukrainën