Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi: Në Kodin e ri të Etikës nuk thuhet se mediat s’mund të raportojnë nga gjykatat

Në “Express Intervistën” e sotme në KTV ishte i ftuar kryeshefi ekzekutiv të KPM-së, Luan Latifi, i cili ka folur rreth iniciativës për ndryshimin e Kodit të Etikës.

Ndryshimet që por synohen të bëhen në këtë kod ka hasur në rezistencë të mediave.

Ditë më parë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se përgjigja e Komisionit të Pavarur për Media lidhur me shqetësimet e ngritura rreth propozimit për ndryshimin e Draft Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele në Kosovë dhe Draft Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturive në këto shërbime nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme ligjore që do të arsyetonin ndryshimin.

AGK-ja ka vlerësuar se të dyja dokumentet përmbajnë nene problematike të cilat cenojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e medias, në veçanti mos raportimin në gjykata.

Latifi insiston se nuk ka vend për shqetësim, sepse ky draft është në proces. Derisa thekson se nuk ka ndryshim në substancë.

Edhe AGK: KPM-ja nuk ka ofruar argumente bindëse për të ndryshuar Kodin Etik Arbëri AGK: KPM-ja nuk ka ofruar argumente bindëse për të ndryshuar Kodin Etik

“Kalon një periudhë gjatë zbatimit të akteve nënligjore. Monitorimet bëhen përmes projekteve. Shqetësimi është me vend, janë të mirëseardhura dhe duhet të merren parasysh. Ne i kemi të listuara rastet. Iniciativa nuk është nisur veç kot, por është bërë vlerësimi. Në vitin e kaluar është hedhur në diskutim çështja për Pronësinë Mediale. Është një plan ligjor kur KPM synon të bëjë përmirësime, e nuk ka ndryshim në substancë. Në asnjë moment nuk thuhet se mediat nuk lejohen të raportojnë nga gjykatat”, thotë Latifi.

Ai insiston se synimi kryesor është mbrojtja e njerëzve ordinerë.

“Nuk po themi se mediat nuk mund të raportojnë në rastet e politikanëve, por synohet mbrojtja e njerëzve ordinerë. Ju garantoj se nuk preket substanca në ndryshimet e Kodit të Etikës. Ne kemi një listë të rasteve. E kemi ftuar AGK-në për të vlerësuar bashkë rastet. Kur KPM është shumë e hapur ndaj palëve, dhe i bëj ftesë publike AGK-së për t’u takuar”, ka thënë Latifi.

Ai ka shtuar se edhe me konventat ndërkombëtare politikanët ekspozohen më shumë para mediave, zyrtarët e tjerë e kanë një nivel më të ulët.

“Ky Kod kryesisht u referohet rasteve ordinere. Ka raste kur ngjarjet ndodhen edhe në institucione. Mediat duhet të kenë kujdes psh të mos ekspozohet dikush gjatë arrestimeve. Pranoj se duhet të riformulohet, dhe aktet nënligjore KPM i nxjerr vet. Ne e kemi qëllim të mbrojmë lirinë e shprehjes dhe qytetarët, sidomos në rastet ordinere. Mediat duhet të raportojnë të vërtetën. Mendoj se Gjyqet kanë rregullat e veta. Është fat i mirë që nuk shkelet nga mediat Kodi i Sjelljes. Nuk ka kufizim dhe nuk ka diskriminim. Ka keqkuptim dhe keqinterpretim dhe pse jo edhe të mosfshihet ajo”, është shprehur ai.

Edhe AGK-ja pret që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për KPM-në Arbëri AGK-ja pret që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për KPM-në

Sipas tij nga AGK nuk ka pasur komente, por vetëm akuza.

“Edhe ne vet kemi dilema dhe kemi pranuar shkresat e kërkesat e përfaqësuesve të mediave dhe kemi bërë thirrje për t’u ulur bashkë. Nga AGK ka pasur “akuza” e jo ndonjë vërejtje konkrete. AGK-ja nuk ka sjellë komente. Një qytetar i rëndomtë ka sjellë komente, këtë e ka bërë edhe BIRN. Gazetarët edhe sulmohen por jo për fajin e Kodit. Fryma e Kodit ruhet megjithatë. Sigurisht se do t’i dëgjojmë rekomandimet e mediave dhe pranojmë shqetësimet edhe përtej afateve. Qëllimi është që të kemi një Kod që është i zbatueshëm lehtë. Por, edhe që qytetarët të ndihen të sigurt. Është mirë që të kenë mediat një kujdes të shtuar. Pajtohem se drafti duhet të riformulohet”, ka thënë Latifi, derisa ka shtuar, “i bëj thirrje secilit person që të vijë në KPM për të diskutuar, pasi ne nuk jemi të mbyllur”.