Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se përgjigja e Komisionit të Pavarur për Media lidhur me shqetësimet e ngritura rreth propozimit për ndryshimin e Draft Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele në Kosovë dhe Draft Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturive në këto shërbime nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme ligjore që do të arsyetonin ndryshimin.
AGK-ja, teksa ka thënë se përgjigjen e ka marrë me vonesë, ka deklaruar se bashkë me juristen e mediave, Flutura Kusari, vlerësojnë se të dyja dokumentet përmbajnë nene problematike të cilat cenojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e medias.
“Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me Draft Kodin e Etikës i cili rikthen ndalimin e raportimit nga gjykatat. Ju rikujtojmë që Kodi i Etikes i vitit 2010 e ndalonte në tërësi raportimin nga gjykata. Kodi i Etikës i viti 2016, që është ende ne fuqi dhe është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare, kishte eliminuar nenet që pengonin raportimin nga gjykatat. Me Draft Kodin e Etikes, KPM ka rikthyer ndalimin e raportimit nga gjykatat. Ne po ashtu vazhdojmë të kemi shqetësime për disa nga nenet e propozuara në Draft Rregullore”, thuhet në reagimin e AGK-së.
“Në letrën e KPM-së, të nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i saj Luan Latifi, nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme ligjore që do të arsyetonin ndryshimin e Kodit të Etikës apo Draft Rregullores. Letra si e tillë nuk ofron referencë të rasteve konkrete të shkeljeve etike në media të monitoruara nga KPM-ja, të cilat raste do të dëshmonin që mediat nuk kanë mundur të mbahen përgjegjëse për shkak të mungesës së bazës ligjore”, thuhet tutje aty.
AGK-ja vlerëson se ende është e paqartë nëse KPM-ja ka bërë analizë ligjore – si lloj vlerësimi ex-post për të vlerësuar objektivat, efektet e ndërmarra, kostot dhe përfitimet – e akteve nënligjore në fuqi.
“Ajo po ashtu nuk tregon se në cilat standarde ndërkombëtare është bazuar kur ka propozuar ndryshimet ligjore dhe po ashtu KPM-ja pranon që nuk ka kërkuar ekspertizë ligjore ndërkombëtare, të cilën mekanizëm e ka në dispozicion. Në një situatë të tillë, kur kemi mungesë të argumenteve ligjore bindëse nga ana e KPM-së, aktet nënligjore të përmendura më sipër, sipas nesh nuk duhet të amandamentohen duke u nxituar. Ndryshimet ligjore siç janë propozuar aktualisht – të kundërshtuara fuqishëm edhe nga organizatat kryesore të shoqërisë civile – do të cënojnë seriozisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Kosovë”, thuhet më tej në reagim.
Edhe
Heshtja e KPM-së e papranueshme për AGK-në
AGK-ja në fund ka kërkuar nga KPM-ja të iniciojë vlerësim ex-post të akteve nënligjore për të identifikuar efektet e akteve nënligjore, problemet eventuale të zbatimit dhe aspektet që duhet të rishqyrtohen.
Kjo është letra e KPM-së:


Ky është qëndrimi i AGK-së:

-
AGK-ja pret që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për KPM-në
-
AGK-ja i kërkon Kuvendit ta përmirësojë projektligjin për KPM-në pas “qortimit të ashpër” nga KiE-ja
-
Latifi: Në Kodin e ri të Etikës nuk thuhet se mediat s’mund të raportojnë nga gjykatat
-
Komuniteti i gazetarëve i dënon planet e KPM-së për ndalesë të raportimit nga Gjykatat