Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se kjo komunë ka mungesë të madhe të barnave esenciale.
Latifi ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se komuna e Rahovecit pritet që së shpejti të lidh një kontratë për barna emergjente të cilat do të mundësojnë stabilizim të gjendjes në këtë aspekt.
“Kemi probleme me furnizim me barna esenciale, jemi keq me furnizime nga MSH-ja ndërkohë që komuna pritet së shpejti të lidh kontratën për barna emergjente të cilat do të mundësojnë stabilizim”, ka thënë Latifi.
Ai ka bërë të ditur se Rahoveci aktualisht ka 1.114 raste të prekjes dhe 68 vdekje si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë sipas tij, numri i rasteve aktive në komunën që ai udhëheq është 248.
-
Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale
-
Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit
-
Latifi: S’është e ndershme që buxheti i Komunës të kthehet në lojë fushate
-
Latifi ankohet se s’po ndahet buxhet i mjaftueshëm për komunën e Rahovecit