Është lansuar thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
Në ceremoninë e lansimit që është mbajtur të premten në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë skemë do të mbështeten mbi 20 mijë familje.
Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë në sektorin energjetik nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese por edhe rritja e efiçiencës.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se kursimet e energjisë mund të arrijnë deri në 40 për qind.
Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se masa e lansuar do të ndikojnë që të reduktohen shpenzimet e energjisë.
-
Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje
-
Kurti i fton bizneset të forcojnë bashkëpunimin me Qeverinë
-
Lansohet thirrja për aplikim për mbështetje në investime për energji të pastër
-
Prezantohen masat e reja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për biznese
-
Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë