Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lansohet thirrja për aplikim për mbështetje në investime për energji të pastër

Foto: Koha

Ministria e Ekonomisë ka lansuar të martën thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme.

Në lidhje me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se do të ulet barra për sistemin energjetik por edhe do të fuqizohen familjet e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme.

“Me skemën që po e lansojmë sot, familjet mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW, deri në 1 mijë e 750 euro në total. Edhe për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme vlera e subvencionimit do të jetë 250 euro në KW me kapacitet prej 3 deri në 9 KW, maksimalisht deri në 2 mijë euro”, deklaroi Kurti.

Më tej, ai tha se për kapacitet prej 10 KW e më shumë, bizneset do të subvencionohen me 200 euro për KW, deri në 600 euro në total.

“Për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që nga mesi i këtij muaji, bizneset do të mund të subvencionohen 40% të vlerës deri në 4 mijë euro. Për këto dy masa, bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave, mbi 51% do të subvencionohen me 200 euro shtesë”, tha Kurti.

Edhe Lansohet skema 1-milionëshe për prodhuesit e dalë në treg të hapur të energjisë Arbëri Lansohet skema 1-milionëshe për prodhuesit e dalë në treg të hapur të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se javët e saj të para si ministrie kërkesat më të shpeshta ishin të lidhura me shitjen e energjisë së përtrishme.

“Vendosja e sistemeve solare nga konsumatorët do jetë zgjidhje më e lehtë për përdorim në biznes, me përfitime të shumta, si ulja e ndotjes, ulja e faturave të energjisë”, deklaroi ajo.

“Aspekt tjetër është që krizën e dimrit 2021 2022, kemi lehtësuar atë me pako prej 75 milionë euro nga BE-ja me qëllim të ndikimit të shpejtë tek qytetarët, në veçanti te nënat vetushqyese, bizneset etj”, shtoi ajo.

Rizvanolli theksoi se këto skema të ndara kanë ndikuar në zbritjen e faturave nga përfituesit e skemave për ngrohje, me mbi 25 mijë aplikime, duke u investuar mbi 7 mijë euro.

Ajo tha se për këto shërbime kanë aplikuar 17 kompani vendore të cilat i ofrojnë shërbimet qe do jepen nga sot.

Edhe Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje Ekonomi Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e cila tha se lansimi i këtyre masave përmes mbështetjes qeveritare dhe asaj ndërkombëtare është në të mirë të bizneseve duke u bërë thirrje që ti shfrytëzojnë këto mundësi.

Image
Albin Kurti në lansimin e thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme. (Foto: Driton Paçarada - KOHA)