Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa, që financohet nga Bashkimi Evropian (BE).
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për zbatim të masës së efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThirrja publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi e banesa u hap ditë më parë. Me këto masa synohet mbështetja e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Pajisjet që do të subvencionohen janë: Pompa termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën në formë elektronike, Qeveria po ashtu ka emëruar komisionin e pranimit për institucionet e administratës shtetërore për grupin specialist të farmaceutikës, Grupi Nr. 47 dhe komisionin e pranimit për institucionet e administratës shtetërore për grupin specialist i shëndetit/mjekësisë, Grupi Nr. 18.