Ministria e Ekonomisë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian është duke subvencionuar pajisje për ngrohje me efiçiencë të lartë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimit, më 22 nëntor është hapur thirrja publike për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Këto ndërmarrje do të subvencionohen me:
- Pompë termike me kapacitet 35kW dhe mbi 35 kW deri në 135 kW mbulon 20% të vlerës investive , pra në shumën deri në 2000 euro
- Kondicioner apo klimë efiçiente që mbulon 20% të vlerës investive, deri në 1000 euro
- Kalda me biomasë mbulon 40% të vlerës investive, deri në 2000 euro
- Stufë individuale me biomasë mbulon 40% të vlerës investive, deri në 500 euro
- Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo në bashkëpronësi nga 51 % e tutje, subvencionohen me 5% më shumë
Ministria ka njoftuar se thirrja për fazën e parë do të jetë e hapur deri me 12 dhjetor 2023.
Aplikimi për subvencionim të masave të shpallura, bëhet online përmes platformës e-Kosova, në https://rks-gov.net/476
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje
-
Mbyllet gjashtë ditë më herët aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje
-
Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje
-
Prezantohen masat e reja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për biznese
-
Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë