Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lambrecht mbërrin në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, mbërriti në Kosovë në pasditën e së enjtes për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit është paralajmëruar konferencë për media, derisa paraprakisht ajo ka vizituar Serbinë, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Serbi, Lambrecht deklaroi se Gjermania nuk dëshiron që Ballkani Perëndimor të destabilizohet, derisa shtoi se bisedimet duhet të zhvillohen.

“Nuk duam që Ballkani Perëndimor të destabilizohet. Është me rëndësi të zhvillohen bisedimet dhe të promovohet stabiliteti në Ballkan Perëndimor. Ne mbështesim afrimin me BE-në. Më është bërë e qartë se sa ndikim ka Serbia në stabilitetin në Ballkan Perëndimor dhe për këtë kam thënë se është me rëndësi që edhe Serbia të japë sinjal të qartë se sa i rëndësishëm është integriteti territorial i Bosnjë-Hercegovinë. Në këtë pyetje kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme”, tha Lambrecht, raportoi B92.