Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë të enjten në Prishtinë, se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, kryesisht përmes pranisë së saj në KFOR.
Lambrecht, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se Gjermania e mbështet edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE dhe se do t’i ofrojë ndihmë edhe më tutje.
“E kam siguruar palën kosovare se qëndrojmë përkrah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Do të mbetemi të angazhuar përmes KFOR-it. Do ta vazhdojmë angazhimin tonë edhe sa i përket trajnimit të FSK-së në mënyrë që ajo të marrë përgjegjësinë e saj në të ardhmen”, ka thënë Lambercht.
Artikuj të ngjashëm
-
Mehaj me ministren gjermane të Mbrojtjes, bisedon për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes
-
Lambrecht mbërrin në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit
-
Kurti i thotë Scholzit se shpreson që Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE