Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është pritur në takim nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj.
Siç ka bërë Ministria e Mbrojtjes, Mehaj, ka biseduar për bashkëpunim mes Kosovës e Gjermanisë në fushën e mbrojtjes si dhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy ministrive.
“Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, Ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë”, është thënë nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
E ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që ka ofruar në strehim të refugjatëve afganë e po ashtu për mbështetjen e ofruar për popullin e Ukrainës.
“Nga ana e saj, Ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO”, thuhet nga Ministria.
-
Mehaj: Kosova e Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake
-
Mehaj takon parlamentarët gjermanë, diskutojnë edhe për stabilitetin në vend
-
Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën ushtarakisht dhe për pranim në NATO
-
Maqedonci flet për situatën e sigurisë me ambasadorin gjerman
-
Mehaj dhe Savola flasin për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO