Në kuadër të forumit të sigurisë Halifax në Uashington, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar me homologen e tij holandeze Kajsa Ollongren, me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit të dyja vendeve në fushën ushtarake.
Gjatë këtij takimi, ministri Mehaj njoftohet se ka informuar homologen holandeze mbi avancimet që Ushtria e Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, investimet në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s.
“U dakorduam që të bashkëpunojmë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.