Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s dhe se në bazë të standardeve të saj, është duke u forcuar çdo ditë.
Kështu është shprehur ai derisa ka njoftuar se po bëhen përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23”.
“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake. Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka shtuar se Kosova në NATO është një nga amanetet e dëshmorëve të vendit.
-
Mehaj: Anëtarësimi në NATO do ta përmbyllte përgjithmonë problemin me Serbinë
-
Mehaj u bën thirrje grave të reja të bëhen pjesë e ushtrisë
-
Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial
-
Mehaj uron Ditën e Forcës: Synimi i Kosovës është të anëtarësohet në NATO
-
Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit fushor “Defender Europe 23”