Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se është për t’u përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.
Në një status në Facebook ka shkruar se sipas këtij projektligji ushtria e Kosovës së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarakë, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak
-
Mehaj: Kemi dyfishuar bashkëpunimin ndërushtarak me Shqipërinë
-
Maqedonci: Synojmë ta avancojnë partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Kosova e Gambia dakordohen për trajnime të përbashkëta
-
Projektligji i Senatit siguron mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Kosovën