I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me përfaqësuesin e partisë opozitare serbe Fronti i të Majtëve të Gjelbër, Dobrica Veselinoviq.
Lajçaku ka thënë se në këtë takim është diskutuar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
“Takim me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe Fronti i të Majtëve të Gjelbër për një bisedë të sinqertë rreth dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçaku në platformën X.
Ai ka shtuar se gjatë takimit është diskutuar edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.
Met with representatives of the Serbian opposition party Green-Left Front for an honest conversation about the Dialogue on normalisation of relations with Kosovo. We also spoke about the elections, their aftermath and recent developments in Serbia. pic.twitter.com/kmQzcBblhO
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 22, 2024