Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është nisur drejt Prishtinës.
Lajçaku ishte bllokuar dje në Cyrih, pasi Tirana nuk autorizoi uljen e fluturimeve nga Zvicra të planifikuara për orën 13:40.
“Pas një komplikimi të vogël në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar u aktivizua. Tani janë nisur drejt Prishtinës. Mezi pres të nis vizitën zyrtare në Prishtinë më vonë gjatë ditës”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
After slight travel complications yesterday, the international community kicked into action. I’m now on my way to Pristina - a courtesy of the Swiss military. Looking forward to officially starting my visit to Kosovo later today. pic.twitter.com/f58NSwJtFB
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 16, 2020
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte thënë se Lajçaku është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.
Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.
Lajçaku arrin në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
Edhe
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.