Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në Strasburg të Francës ka informuar anëtarët e Këshillit të Evropës dhe po ashtu shtetet anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe dinamikën në dialogun.
Lajçak ka treguar se fillimisht kishte marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian në Firence dhe nga atje udhëtoi në Strasburg.
“Në Strasburg udhëtova me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin t'i informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe të shteteve anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe dinamikën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
-
Lajçaku me ministrin francez diskutojnë për procesin e dialogut
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog
-
Lajçaku diskuton me O’Brien dhe Kasanof për dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi
-
Lajçaku flet për dialogun me këshilltarin e Macronit