Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Në takim ndër të tjera Hamza ka thënë se është biseduar për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit.
Ai ka thënë se duhet të respektohen ligjet dhe liria e lëvizjes.
“Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi se ka qenë temë çështja e Urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushtetuta dhe të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë të gjithë qytetarët, njerëzit dhe mallrat. Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndershmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në Kosovë”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë se duhen krijuar kushte për liri të lëvizjes së qytetarëve.
“Tash është prezantuar një draftstatut i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutu, por jo shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definu në ditët në vijim dhe të ardhmen. Është prezantuar një dokument, tash të them të drejtën a ka qenë rruga që të shkohet deri aty, unë kam pikëpyetjet e mia, por është diçka që ka ndodhë në progres”, ka thënë ai.
Pas këtij takimi, Lajçaku përmes Urës së Ibrit ka vazhduar në pjesën veriore të Mitrovicës ku do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.
{gallery}