Arbëri

Lajçak të hënën e viziton Kosovën

Lajçaku kërkon takim të ri Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor.

Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon ta vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i EUSR, Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.