I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, gjatë vizitës në Kosovë.
Ata kanë diskutuar mbi koordinimin e rregullt mes KFOR-it e Bashkimit Evropian e çështje të tjera që kanë ndikim në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin NATO e mbështet, përfshirë përmes përpjekjeve të KFOR-it. Kjo është kyçe për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime në zonat përreth”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Bashkimi Evropian pati deklaruar më herët se çështja e hapjes së Urës së Ibrit zgjidhet në dialog në Bruksel.
-
KFOR-i thotë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog
-
S’ka datë për hapjen e urës mbi Ibër, BE-ja përsërit kërkesën për koordinim Qeveri-komuna
-
Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
-
Sqarohet NATO-ja rreth rolit të saj për hapjen e urës në Mitrovicë
-
KE-ja për hapjen e urës së Ibrit: Ka nevojë për përmirësim të koordinimit dhe konsultime