Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është urgjente të gjendet një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.
Lajçak në postim në Twitter ka njoftuar për bisedimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se është e papranueshme një përshkallëzim në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot, po diskutojmë për krizën aktuale në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht çështjen e targave. Ne urgjentisht duhet të gjejmë zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo eskalim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.
With DPM @BislimiBesnik today, I am discussing the current crisis in the relations between Kosovo and Serbia, in particular the issue of licence plates. We urgently need to find a solution to ensure safety and stability on the ground. Any escalation or violence is unacceptable. pic.twitter.com/kofh0I1i0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 15, 2022