I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkroi në Twitter se ka nisur takimi në Bruksel me negociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq.
Ai tha të mërkurën se po shpreson sinqerisht që do të gjendet një zgjidhje për të depërshkallëzuar tensionet, derisa shtoi se shpreson të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Bisedimet po vazhdojnë”, ka shkruar ai.
Takimi po zhvillohet dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka fajësuar sidomos Kosovën për mosarritje të marrëveshjes.
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë