Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak mbështetet nga sekretari gjerman i shtetit për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka marrë mbështetje nga Sekretari gjerman i Shtetit, Andreas Michaelis, për punën e tij sa i përket lehtësimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Lajçak tha se me Michaelisin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit me të cilat po përballen në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën time dhe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Me Sekretarin e Shtetit Andreas Michaelis fola për zhvillimet dhe sfidat e fundit me të cilat po përballemi në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.