I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit për çështje të Evropës dhe Azisë, Philip Reeker.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se në takim është biseduar për bashkëpunimin e afërt mes SHBA-së dhe Evropës për dialogun Prishtinë-Beograd.
“Për ta përmbyllur javën, u takova me ndihmës-sekretarin shtetëror Phil Reeker. Folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e afërt në mes SHBA-së dhe BE-në në dialogun Prishtinë Beograd”, ka shkruar ai.
Wrapping up the week, I met with Acting Assistant Secretary of State Phil Reeker. We spoke about the developments in the Western Balkan and our close ????cooperation on the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/DgLrOTHZIE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 24, 2020