Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.
Lajçak ka shkruar në “Facebook” për ditët e ngarkuara në Forumin Evropian të Alpbachut dhe në Forumin GLOBSEC në Pragë.
Ai ka thënë se një prej momenteve të rëndësishme ka qenë takimi me zëvendësndihmësekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanov në margjinat e GLOBOSEC. Po ashtu ka veçuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e radhës në dialog.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled në Forumin Strategjik të Bledit këtë vit dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.
-
Lajçak: Po përgatitem për takimin e radhës me kryenegociatorët
-
Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e kryenegociatorëve
-
Lajçak për vizitën në Kosovë: Propozova agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e radhës në Bruksel
-
Në orën 15:00 pritet takimi trepalësh në Bruksel