Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Facebook për vizitën e tij në Kosovë që e pati të hënën dhe të martën.
Lajçak ka thënë se gjatë vizitës, ku pati darkë pune me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka propozuar një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e radhës në Bruksel të bazuar në pritshmëritë e liderëve evropianë. Ai ka thënë se së shpejti do të mbahet një takim i radhës në nivel të kryenegociatorëve.
“Objektivi ynë ishte të vendosnim bazat për një takim të radhës të kryenegociatorëve, që do të mbahet së shpejti. Kam propozuar agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e radhës në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë. Fokusi parësor është arritja e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes, dhe të gjenden zgjidhje të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka treguar se ka pasur takim edhe me ambasadorët e shteteve të BE-së që gjenden në Kosovë, e po ashtu edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas. Ka thënë se bisedat ishin rreth sigurisë në veri dhe se i ka informuar për dialogun. Po ashtu ka shkruar edhe për takimin që pati me krerët e partive opozitare në Kosovë.
“Patëm një diskutim interaktiv mbi zhvillimet e fundit, rrugën para në dialog dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Lajçak.
-
Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve
-
Lajçak në takim me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes
-
Lajçak: Po përgatitem për takimin e radhës me kryenegociatorët
-
Lajçak në Kosovë për përgatitjen e takimit të kryenegociatorëve