Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lagjja “Kalabria” në Prishtinë për shkak të punimeve sonte mbetet 7 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se sonte nga ora 23.00 e deri në orën 06.00 të mëngjesit, nesër, pra 7 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit (pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku kemi zgjedhur që testimi të bëhet gjatë orëve të mesnatës në mënyrë që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm.