Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 17:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është si vijon për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren, në zhvendosjen e linjës fi 225 mm që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e “ Arabëve” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i KK Prishtinë.
Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin.
-
Sot një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet mbetet pa ujë shkaku i punimeve
-
Nesër një pjesë e lagjes “Kalabria” mbetet pa ujë shkaku i punimeve
-
KRU “Prishtina” thotë se nesër ka ndërprerje të ujit të pijshëm në lagjen “Kalabria”
-
Lagjja “Kalabria” në kryeqytet pa ujë deri në orën 16
-
Lagjja “Kalabria” në Prishtinë për shkak të punimeve sonte mbetet 7 orë pa ujë