Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Prishtina” thotë se nesër ka ndërprerje të ujit të pijshëm në lagjen “Kalabria”

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Sipas njoftimit dërguar mediave, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të punimeve teknike të planifikuara për instalimin e ujëmatësit zonal afër ambulancës në këtë lagje.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që nesër më datë 07.03.2020, e shtunë, në lagjen Kalabria do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00-16:00. Arsye për këtë ndërprerje janë punimet teknike të planifikuara në kuadër të bashkëpunimit me projektet e zyrës Zvicerane dhe bëhen për shkak të instalimit të ujëmatësit zonal afër ambulantes së lagjes në fjalë. Ekipet tona do të jenë në përkrahje të kontraktorit me qëllim që punimet të kryhen sa me shpejt dhe në kohë”, thuhet në njoftim.