Lagjja “Kalabria” në Prishtinë për disa orë do të mbetet pa ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.
“Arsyeja e mungesës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet mbetet pa ujë shkaku i punimeve
-
KRU “Prishtina” thotë se nesër ka ndërprerje të ujit të pijshëm në lagjen “Kalabria”
-
Pas telasheve me ujë, “Kalabria” mbetet edhe pa rrymë
-
Lagjja “Kalabria” mbetet pa ujë deri në orën 17
-
Lagjja “Kalabria” në Prishtinë për shkak të punimeve sonte mbetet 7 orë pa ujë