Lagjja “Lakrishte” në Prishtinë nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm gjatë së hënës deri në një kohë të pacaktuar.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të hënën se kjo ndërprerje është pasojë e një defekti në një gyp.
“KRU ‘Prishtina’ njofton se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, është detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Sipas njoftimit, furnizimi pritet të kthehet pas sanimit të defektit.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë