Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LAA ende pa vendim nëse do ta votonte Veselin për kryekuvendar

Koalicioni LDK-AAK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, ende nuk ka vendosur nëse do të votojë kandidatin e PAN-it - që sipas të gjitha gjasave do të jetë Kadri Veseli - për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA Avdullah Hoti.

Ai bëri të ditur se tashmë kanë filluar edhe diskutimet e brendshme për pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit, njofton ksp.