Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ende nuk është zyrtarizuar si kandidat i kësaj partie për kryetar të Kuvendit.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mund të ketë befasi për kandidatin për kryeparlamentar, ndonëse ka thënë se Veseli e ka mbështetjen e plotë të partisë, raporton KTV.
Sipas Krasniqit, Veseli do të jetë kryeparlamentar edhe për opozitën, LDK-në dhe Vetëvendosjen.
Për rrjedhën e seancës së nesërme konstituive të Kuvendit, kryesia e PDK-së mbajti takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie.
Krasniqi ka thënë se të premten mund të ndodhë votimi i qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, kanë thënë se në seancën konstituive nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
-
Krasniqi: Nuk është përfundimtare kush është kandidat për kryeparlamentar, në politikë ka befasi
-
PDK e bindur se Veseli, ndonëse ende i panominuar, do të zgjidhet kryeparlamentar në raundin e parë
-
Memli Krasniqi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së
-
PDK-ja propozon Krasniqin për nënkryetar të Kuvendit, Hamza shef i GP-së
-
Regjistrohen në Kuvend deputetët e PDK-së