Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie për të diskutuar për seancën e nesërme konstituive.
Pas këtij takimi, kreu i PDK-së Kadri Veseli nuk ka folur para gazetarëve.
Por, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se Kadri Veseli do të ketë votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur kryeparlamentar në seancën e nesërme konstituive, raporton KTV.
Ai ka thënë se nesër nuk do të votohet për formimin e Qeverisë. Kjo sipas tij mund të ndodhë të premten ose një ditë tjetër.
Ndonëse ka thënë ende nuk është përfundimtare se kush do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Kuvendit, Krasniqi ka thënë se në politikë ka befasi.
Sipas tij, Veseli do të jetë kryeparlamentar i mirë edhe për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen.
-
Mjegull për sa i përket kandidatit për kryetar të Kuvendit
-
Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit
-
Krasniqi: S’varet nga interpretimi i kryekuvendarit mbyllja e seancës konstituive
-
Krasniqi thotë se kërkuan pauzë për koordinim për ta votuar Bashën për kryeparlamentar
-
Krasniqi: VV-së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s’ka qenë pjesë e Qeverisë