Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Hotit Veseli s’është tërhequr nga posti i kryeparlamentarit, zgjidhet të enjten

Sipas nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti, PAN-i do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kryesuesit të seancës konstituive, Adem Mikullovci.

Për më tepër, bazuar në atë që ka thënë Hoti në një bisedë për televizionin 21, Kadri Veseli nuk është tërhequr nga posti i të parit të Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti ka thënë se PAN ka arritur të sigurojë tashmë votat që do ta bëjnë Veselin kryeparlamentar e Haradinajn kryeministër. Hoti është i bindur se të enjten Kadri Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, kurse Ramush Haradinaj kryeministër.

“Të enjten presim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe ai është Kadri Veseli. Janë numrat dhe Veseli të enjten zgjidhet kryetar i Kuvendit”, tha ai.

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, thotë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë një ofertë për votimin e institucioneve duke u tërhequr nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që LAA dhe VV ta votojnë kandidatin tjetër të PAN-it dhe Haradinajn për Kryeministër.

Hoti ka thënë se deri të mërkurën LVV e LAA kanë kohë të japin përgjigje për këtë ofertë.