Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi Komunal diskuton çështjen e Xhamisë Qendrore

Kuvendi Komunal i Prishtinës nesër do të mbajë mbledhjen e rregullt me 15 pika të rendit të ditës.

Veç propozimvendimeve për dhënie pronash të paluajtshme komunale në shfrytëzim për ndërmarrje e kompani të ndryshme, do të diskutohet edhe për xhaminë qendrore që pritet të ndërtohet afër ndërtesës së Postës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është njoftimi i KK të Prishtinës:

Nesër, më 25 korrik, mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së tretë dhe mbledhjes urgjente të Kuvendit të Komunës;
  2. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”;
  3. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë Fondacionit “Vier Pfoten”;
  4. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (parcela 285-0);
  5. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë;
  6. Propozimvendimi për bashkimin e blloqeve F-6, F-16, F-17 në kuadër të Planit rregullues urban “Prishtina e re – Perëndim”;
  7. Propozimvendimi për ndërrimin e destinimit të bllokut”C-5”, në kuadër të Planit rregullues urban “Medrese – Çamëri”;
  8. Propozimvendimi për ndërrimin e destinimit të parcelës 494-4, në kuadër të Planit rregullues urban “Prishtina e re – Perëndim”;
  9. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (afatshkurtër);
  10. Propozimvendimi për konsulta paraprake publike lidhur me Rregulloren për të hyrat vetjake të institucioneve kulturore vartëse të Komunës së Prishtinës;
  11. Propozimvendimi për miratimin e Planit komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme;
  12. Raporti për sigurinë në shkolla;
  13. Njoftim lidhur me xhaminë e re në lokacionin afër postës në Prishtinë;
  14. Pyetje dhe përgjigje;
  15. Të ndryshme.